UBT News

AAK nuk heq dorë nga posti i presidentit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka hequr dorë nga posti i presidentit. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës së Suharekës dhe njëherit anëtari i kryesisë së AAK-së, Bali Muharremaj,

Muharremaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se çfarëdo vendime që do të marrin Këshilli Drejtues dhe Grupi Parlamentar për këtë çështje do të pajtohen.

“Çështja e presidentit ështe çështje e Grupit Parlamentar dhe çështje e Këshillit Drejtues të partisë dhe qysh vendos Këshilli Drejtues ne pajtohemi. Ne nuk kemi hequr dorë nga presidenca. Kemi drejtë si çdo Grup Parlamentar ka drejtë me konkurruar edhe ne si Grup Parlamentar konkurrojmë për kryetar të shtetit. Unë besoj që përderisa nuk merren vesh partitë politike do të ta kenë të vështirë ta zgjedhin Qeverinë dhe presidentin”, deklaroi ai.

Sipas tij, fokusi kryesor i AAK-së është interesi i qytetarëve. Ai është i bindur se në zgjedhjet lokale do të jetë sërish kryetar i Suharekës.

“AAK ka dëshirë ta çoj vendin përpara sepse i shikojnë interesat e shtetit dhe çdo herë do të jenë për interesat e shumicës së qytetarëve. Unë besoj se do të jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe do të kemi 9 deputet. Unë do të kandidojë dhe do të zgjidhem edhe një mandat kryetar i komunës së Suharekës”, u shpreh Muharremaj.

AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte garuar me kryetarin e saj si kandidat për president. Por partia e Ramush Haradinajt në këto zgjedhje mori mbi 7 për qind të votave, bazuar në rezultatet preliminare.

Exit mobile version