Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës gjyqësorin e konsideron hiç më shumë se një degë e saj politike.
Tahiri ka shkruar në Facebook se duke qenë se kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave.
“Loja dhe mashtrimi i kësaj qeverie me pagat në sektorin publik vazhdon të dekonspirohet. Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo Qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.