UBT News

AAK kundër votimit të projektbuxhetit për vitin 2025

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk e kanë pranuar buxhetin.

“Është buxhet që ia ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme”, tha ai.

Tahiri tha se ky buxhet nuk ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm. “Është një buxhet që nga ne do të kundërshtohet nga ne fuqishëm dhe është buxhet që do të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”, tha Tahiri. Ai po ashtu shtoi se pas 9 shkurtit do të ketë qeveri tjetër.

“Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi  kësaj qeverise. Letënjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majt pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

Exit mobile version