Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar që sa më parë të vijë për votim Ligji i Pagave, për të cilën thonë se do ta votojnë.
Deputetja e kësaj partie, Albana Bytyqi në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga mazhoranca që ta votojnë edhe Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
“Ne si AAK gjithmonë e kemi shtyrë këtë çështjen Ligjit të Pagave përpara dhe do të shohim se si do të rrjedhë puna e kësaj. Në momentin që do të vijë në kuvend ne patjetër që do ta votojmë mirëpo jo me këto ndryshime. Duhet të punohet ende për Ligjin e Pagave. Edhe ne si AAK e kemi përkrahur dhe shpresojmë që të enjten do të jetë diskutimi për Trustin dhe besoj që do të kalojë sepse populli po do të votojë trustin dhe ato janë paratë e tyre. Atëherë iu mbetet përgjegjësi qeverisë”, ka thënë ajo.