Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidaturën e Arta Ahmeti-Xhylanit për kryetare të Drenasit.
Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se kandidatja është me përvojë pune në institucione shtetërore dhe në ndërmarrësi.
“Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit. Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi. Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit. Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.