UBT News

AAK-ja kundër mbylljes totale të vendit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit. Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, në emër të grupit parlamentar të AAK-së i ka bërë thirrje Qeverisë t’i rishikojë masat.

“Ne jemi kundër idesë që të kemi mbyllje totale të vendit dhe njëherit i bëjmë thirrje qeverisë t’i rishikojë masat, për arsye se ne si Aleancë e përkrahim qëndrimin e përbashkët që e kemi marrë sot dhe po deklarohemi që duhet të rishikohen këto masa që të kemi menaxhim më të përfilltë të situatës në të cilën jemi, për shkak të rritjes enorme të rasteve ditët e fundit”, ka thënë Tolaj./UBTNews

Exit mobile version