Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuivendit për të diskutuar lidhur me situatën në veri.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të thirret një seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit për të diskutuar situatën e krijuar në veriun e Kosovës. Menjëherë do të kërkojmë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./UBTNews