Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot mbajti konferencë lidhur me siç u tha për të mënjanjuar padrejtesinë që me vite është duke iu bërë pensionistëve kontributdhënës.
Deputeti Shemsedin Dreshaj u shpreh se këtë çështje ka kohë që e kanë inicuar si parti politike në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se kur Gjykata Kushtetuese ka folur janë në proces të plotësimit të këtij ligji, me ç’rast secili qytetar i vendit do të shpërblehet në pension për aq vite sa ka punuar.
“Realisht ftesa e sotme është bërë me qëllim që të ju informojmë në mënyrë detale lidhur me vendimin e gjykatës Kushtetuese që ka vendos që të largohet neni 8, paragrafi 2 i ligjit L4/131 për skemat pensionale kontributdhënëse dhe njëkohësisht që nga udhëzimi administrativ i hartuar nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 09 2015, ku në mënyrë diskriminuese, të gjitha gradimet, të cilat janë bërë gjatë viteve 90-ta në institucionet e Republikës së Kosovës, atëherë paralel me sistemin okupues dhe deri më sot, ato nuk janë validu, pra nuk jonë marrë në konsideratë, bazuar në këtë udhëzim administrativ. Tash, ku Kushtetuesja foli, ne jemi në proces të modifikimit të… të plotësimit të këtij ligji. Secili qytetar i vendit do të paguhet, do të shpërblehet në pension për aq vite sa ka punu e jo si ka qenë deri më tash, që të plotësohet kriteri, që deri më 1 nëntor të vitit 1999, t’i kenë 15 vite përvojë pune. Çka don të thotë? Kjo do të thotë se nëse ju i keni pasë 14 vite e 11 muj përvojë, ju nuk keni pasë të drejtë të gëzoni asnjë nga kontributet e juaja që i keni lanë për këtë vend”, tha ai.
Dreshaj u shpreh se kërkesa e tyre është që të largohet ky kushtëzim, pra neni 8 paragrafi 2, që të largohet neni 5 dhe 6 nga udhëzimi administrativ i vitit 2015. Ai deklaroi se nisma ligjore që si parti e kanë proceduar në Kuvend në maj të vitit të kaluar, duhet të mbështetet, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhurme këtë ligj.
Dreshaj u shpreh se beson që brenda 6 muajve ky ligj ta marrë formën e prerë dhe secili pensionist të gëzojë kontributin e vet në pension.
Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh se për AAK, ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Lidhur me mungesën e materialit për dokumente personale, Tahiri tha se është e palogjikshme, e papërgjegjshme dhe sipas tij, tregon për logjikën e kësaj qeverie fakti që sot qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të kenë pasaportë.
“Është e tepërt, dëshpruese dhe për këtë ne si Aleancë do të thërrasim, do të kërkojmë një interpelancë, në seancën e parë për ministrin në fjalë, për shkak se kjo duhet të diskutohet, qytetari i Kosovës duhet ta din çka ka ndodhë. Flasin për 20 vjet, për çfarë 20 vjet je tu fol, pavarësia e Kosovës është shpall shkurt të vitit 2008, vendi është i pavarur do të thotë qe 14 vjet. E këto 14 vjet, prej 2019-ës, Kurti ka qenë në pushtet. Është papërgjegjësi totale dhe ikje prej detyrës shtetërore që e ka”, shtoi ai.
Tahiri ndër të tjera tha se beson që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të ketë takim me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili nesër do të vizitojë Kosovën.