Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por vetëm përmes mocionit të mosbesimit ose dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.
Në partinë e Ramush Haradinajt shprehen më të rezervuar që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se Kurti është dorëzuar nga ekzekutivi.