Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kjo parti do të garojë fuqishëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke thënë se vendimin e Gjykatës Kushtetuese do ta respektojnë.
Haradinaj ka thënë se kjo parti do të bëjë gjatë ditës një takim të Kryesisë për t’i diskutuar veprimet e ardhshme.
“E kemi sot një takim dhe do të shohim çfarë vendimi po del nga takimi. Ne do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses dhe do të ecim tutje. Ne do të garojmë fuqishëm në zgjedhje”, tha ai.
Gjykata Kushtetuese, të hënën ka vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje, duke e konsideruar të pavlefshme votën e Etem Arifit për Qeverinë Hoti, e rrjedhimisht e ka rrëzuar këtë qeveri./EO