Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këtë e ka konfirmuar lideri i AAK-së, pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin Zef Morina.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi gjatë rrugëtimit tonë politik.Sot, së bashku me kryetarin Zef Morina, kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dyja subjektet, AAK dhe PSHDK, do të garojnë e bashkëveprojnë si partnerë të barabartë”, shkroi Haradinaj në Facebook./UBTNews
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, kanë një traditë të mirë bashkëpunimi…
Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, January 14, 2021