Rrushi dhe fiqtë konsiderohen si frutat më të mira të stinës. Ushqimet e pasura, me përbërës të rëndësishëm, nuk duhet të mungojnë në dietë, për sa kohë që nuk konsumohen në sasi të pakontrolluara dhe kombinohen me ushqime tjera, të pasura me yndyrna dhe proteina.
A privohen diabetikët?
Rekomandimi që diabetikët të mos konsumojnë fruta ose, nga kategoria kryesore e frutave, të konsumojnë mollë të tharta, është i vjetër dhe i tejkaluar.
Diabetikëve u rekomandohet të konsumojnë fruta e perime të cilat, përveç karbohidrateve, përmbajnë edhe fibra që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Çelësi i konsumit të tyre është sasia dhe kombinimi me ushqime të tjera.
Një diabetik i tipit 1 që merr insulinë duhet të stërvitet në mënyrë që duke konsumuar fruta në sasi specifike, të marrë edhe njësitë përkatëse të insulinës.
Një diabetik i tipit 2 duhet të kombinojë frutat me ushqime që përmbajnë yndyrë ose proteina që të shmangë rritjet e papritura të sheqerit.
Sasia dhe kombinimi me proteinat dhe yndyrnat
Një pjesë e karbohidratit sillet si fibër e quhet “niseshte rezistente”, nuk zbërthehet si “sheqer frutash”. Kalon nëpër zorrët tona i patretshëm, duke i dhënë jetë mikrobiomës sonë të zorrëve, domethënë është një prebiotik.
Mund të hamë çdo frut që duam, për sa kohë që sasia është e mjaftueshme për t’u futur në një filxhan çaji ose aq e madhe sa grushti ynë, rreth 20 rrush të thatë ose rreth 15 luleshtrydhe. Prandaj, për fiqtë, lejohen deri në 2 deri në 3 fiq, varësisht nga madhësia.
Ne ndjekim rregullin “fruta + proteina + yndyrë” dhe zgjedhim fruta paksa të paëmbëlsuara, sepse ato kanë një Indeks Glicemik më të ulët.