Kur bëhet fjalë për të kontrolluar datat e skadencës, ka të ngjarë të kontrolloni artikujt ushqimorë si qumështi ose vezët.
Por, a e dini se edhe pasta e dhëmbëve ka një datë skadence?
Qëllimi i përdorimit të saj është të mbani dhëmbët e shëndetshëm dhe të parandaloni dëmtimin e tyre.
A skadon pasta e dhëmbëve?
Po, pasta e dhëmbëve mund të skadojë për shkak të disa përbërësve aktivë si fluori, një mineral natyral që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në parandalimin e kaviteteve, ajo ka jetëgjatësi dyvjeçare, të cilën mund ta gjeni të stampuar në paketim ose tub.
A është i sigurtë përdorimi i pastës së skaduar? Nëse po, cilat janë rreziqet?
Pasi pasta kalon datën e skadencës, humbet aftëstë e tij dhe dhëmbët tuaj nuk do të kenë mbrojtjen që i nevojitet dhe dalëngadalë do të fillojë të prishen.
Pasta mund të mbajë mikroorganizma
Pas skadimit, në të mund të fillojë të rriten kërpudha dhe baktere dhe futja në gojë mund të prishë florën orale, duke çuar në rrezikun e infeksionit të mishrave.
Mund të mos ju japë ndjesinë e freskisë në gojë
Shumica e njerëzve e duan ndjesinë e freskët që vjen nga larja e dhëmbëve. Fatkeqësisht, një pastë e skaduar mund të mos jua japë këtë.
A mund ta përdorni në raste urgjente?
Kjo nuk është zgjedhja ideale, por nuk është as mundësia më e keqe, edhe pse mund të vazhdoni ta përdorni për disa ditë pas skadimit pa pasur ndonjë efekt negativ të menjëhershëm, kjo nuk është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.
Besoni apo jo, është më mirë t’i lani vetëm me ujë derisa të blini një të re. /UBTNews/