UBT News

A po tenton Rusia ta shpërndajë konflitin përgjatë brezit kufitar me Ukraninën?

Derisa po ecte në mesin e një turme të vogël në Bratisllavë, të mërkurën kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u plagos me armë zjarri.

Përveç reagimeve nga mbarë bota, këtë akt e duan edhe liderë shtetërorë e partiak të Kosovës. Këtë ngjarje, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala e komentoi si tentativë ruse që ta shpërndajë konfliktin përgjatë brezit kufitar me Ukrainën.

“Me këtë saktë mund të konstatohet që Rusia po tenton me çdo kusht që në vendet janë të vrazhda sa i përket edhe stabilitetit të brendshme politik, por edhe njëkohësisht edhe çështjeve të stabilitetit ushtarak dhe mundësia për t’iu kundërvu rritjes minimale. Mbi këtë bazë do të thotë kemi edhe një vazhdim të mundshëm të çështjeve të Bjellorusisë e cila ndan pjesën e e vendeve të … dhe padyshim kanë një në zemrën e Evropës e cila do të jetë pika kyçe e një tentative të mundshme nga ana e Putinit për të shpërndarë konfliktin më tutje”, deklaroi ai.

Por sa rrezikohen shtetet e Ballkanit Perëndimor nga aktet e tilla, si shkak i ndikimit rus?

“Kontekstet politike tanimë kanë hovin e tyre dhe lufta hibride e instaluar nga ana e Rusisë përgkjatë këtyre viteve që kemi lënë pas padyshim mund të konstatohet që tani më i ka dhënë edhe frytet e saja në gjeopolitikën rajonale të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova dhe Mali i Zi dhe Bosnja, Kroacia dhe RMV do të jenë target i mundshëm të strukturës fragjile të cilën është duke përdorur me çdo kusht Vladimir Putin përmes instrumenteve të saj të vetme që është Beogradi”, shtoi ai.

Fico i fitoi zgjedhjet parlamentare të 30 shtatorit në Sllovaki, duke u rikthyer pas një fushate me një mesazh prorus dhe antiamerikan. Sulmi ndaj tij ka ndodhur atje tri javë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të djathta në bllokun prej 27 vendesh duket se do të arrijnë sukses./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version