Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka informacione nëse ka telashe në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.
I pyetur nga mediat për këtë çështje, Kurti ka theksuar se është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që mund të jap përgjigje më të detajuara rreth kësaj çështje.“Për çështjen e Lojërave Mesdhetare, unë nuk kam kurrfarë informacioni që ka probleme, përkundrazi, dhe për këtë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht zëvendësministrja Daulina Osmani e cila mund t’iu jep përgjigje më të mirë”, tha Kurti./UBTNews/