UBT News

A ndikon stili jetesës tek plakja e trurit – Çfarë duhet të dini?

Sëmundje si dementia, alzhaimer apo e quajtur ndryshe plakja e trurit, në 10 vjeçarin e fundit janë kthyer në kryefjalën e problemeve shëndetësore.

Po shtohen me ritme të shpejta dhe parashikohet që të shtohen edhe më shumë në vitet e ardhshme.

Shqetësimi më i madh lidhet me shkaqet që e bëjnë këtë sëmundje kaq shumë prezente tek njerëzit.

Mjekët japin disa përgjigje në lidhje me këtë problem duke e ndarë përgjegjësinë midis dy faktorëve kryesorë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cila ndikon më shumë faktori gjenetik, i trashëguar apo stili i jetesës.

Si zhvillohet kjo sëmundje?

Gjenet apo stili i jetesës sipas mjekëve janë shumë ndikues në shfaqjen e shumë sëmundjeve.

Një studim nga Universiteti i Mjeksisë në Mbretërinë e Bashkuar të cilit i referohet AgroWeb.org, zbulohen të dhëna për këtë sëmundje.

Sipas tyre disa çrregullime gjenetike që ndodhin në trup, mund të rrisin me 15 herë mundësinë e prekjes nga dementia.

Sidoqoftë në studimin ku morrë pjesë 196,383 persona deri në moshën 60 vjeç, u pa se plakja e trurit mund të mos jetë vetëm trashëguese.

Ekspertët thonë se pavarësisht këtyre të dhënave, edhe stili jetesës luan një rol shumë të rëndësishëm.

Për personat që abuzojnë me pije alkoolike, duhanin apo ushqime jo të shëndetëshme dhe nuk merren me aktivitet fizik rreziku është më i lartë.

Nga ana tjetër personat aktivë me stil jetese të shëndetëshëm, ulin ndjeshëm mundësinë e prekjes nga plakja e trurit.

Ekspertët morën parasysh të dhënat e mbledhura, për të parë se cili nga këta faktorë ndikon më shumë.

Mes ndarjes së personave që nuk ishin të priur gjenetikisht për tu prekur nga plakja e trurit dhe atyre që ishin, të dhënat treguan se stili i jetesës në të dyja rastet luan një rol kyç.

Si mund t’a parandaloni?

Sipas ekspertëve edhe nëse keni një histori familjare me persona të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, rrisku mund të anashkalohet me disa ndryshime të vogla.

Në çdo rast këshillohet një stil jetese i pasur me ushqime sa më të shëndetshme dhe të freskëta.

Këtu përfshihen shumë perime, lëngje, vitamina, proteina dhe minerale.

Hiqni dorë nga alkooli, duhani dhe merruni me aktivitet sportive ku përfshihen edhe ecjet në natyrë ose vrapi.

Në studimin e mësipërm të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që ndoqën një stil jetese të shëndetshëm, shtynë me të paktën 10 vite rriskun e shfaqjes së sëmundjes.

Kështu edhe nëse jeni të rrezikuar një jetesë e shëndetëshme mund t’ju ndihmojë.

Gjithnjë kujdesuni të mos abuzoni gjatë përditëshmërisë me stilin tuaj të jetesës për të pasur një mendje të shëndoshë./AgroWeb.org

Exit mobile version