UBT News

A ndikon qumështi në nivelin e sheqerit në gjak?

Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi të ri të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Guelph-it në Kanada.

Studimi, i publikuar në revistën Journal of Dairy Science, përfshiu 32 pjesëmarrës me peshë trupore ideale dhe me një moshë mesatare prej 23 vjetësh.

Rezultatet treguan se konsumimi i qumështit gjatë kafjallit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në reduktimin e oreksit gjatë ditës.

Sipas hulumtuesve, ky efekt i dobishëm lidhet me aftësinë e qumështit për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve. Kjo ngadalësim ndihmon në shmangien e rritjes së shpejtë të nivelit të sheqerit pas ngrënies, duke përmirësuar kontrollin glikemik jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë orëve të pasdites.

Këto gjetje përforcojnë rëndësinë e përzgjedhjes së ushqimeve të duhura për kafjall, veçanërisht për personat që duan të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak apo të parandalojnë diabetin.

Exit mobile version