UBT News

A ndikon në fertilitet vaksina anti-Covid?

Mjeku Ilir Alimehmeti mohon teoritë konspirative se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve.

Në një intervistë për News24, Alimehmeti thotë se kjo çështje është më shumë sensitive se sa me riskun që mbart infektimi. Sipas tij nuk ka ende fakte të sigurta pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë teksa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.

Ai shton se nënave shtatzëna u jepen edhe këshilla të panevojshme ndonjëherë për siguri.

“Nuk i dëmton fertilitetit. Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani e të shtyhet me muaj shtatzënia?”, thotë ai.

Exit mobile version