UBT News

A ndikojnë tatuazhet në rrezikun për kancer të lëkurës?

Një studim nga Universiteti Lund në Suedi tregon se njerëzit me tatuazhe kanë 29% rrezik më të lartë për zhvillimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës, që shpesh lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve UV.

Megjithatë, tatuazhet nuk duket të ndikojnë tek karcinoma planocelulare, një lloj tjetër i kancerit të lëkurës.

Studimi përdori qasjen “rast-kontroll”, duke krahasuar personat me melanomë ose karcinomë planocelulare me individë pa kancer, dhe analizoi faktorë si madhësia dhe vendndodhja e tatuazhit, ekspozimi ndaj diellit, përdorimi i solarit, tipi i lëkurës dhe stilin e jetës.

Rezultatet treguan se rritja e rrezikut për melanomë ishte më e dukshme tek personat me tatuazhe të bëra mbi dhjetë vjet më parë.

Arsyeja mund të lidhet me faktin që boja e tatuazheve mund të stimulojë inflamacion kronik, i cili teoretikisht rrit rrezikun për kancer.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ende nuk ka prova të qarta për një lidhje shkak-pasojë, dhe nevojiten hulumtime të mëtejshme për të kuptuar mekanizmat biologjikë dhe ndikimin e pigmentëve të ndryshëm ndaj rrezeve UV.

Në përfundim, tatuazhet nuk mbrojnë lëkurën nga dielli dhe mund të jenë të lidhura me rritjen e rrezikut për melanomë, por rezultatet duhet interpretuar me kujdes dhe nuk nënkuptojnë se tatuazhet shkaktojnë direkt kancer. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version