UBT News

A mund të shtosh peshë nga uji me gaz?

Uji i gazuar ofron të njëjtat përfitime hidratuese si uji mineral por pasurohet me bulëzat argëtuese që i japin ujit një nuancë më interesante. Ekspertët thonë se uji i gazuar pa asnjë lloj sheqeri apo ëmbëlsuesi artificial nuk ka ndikim në peshën trupore.

Uji i gazuar ju mban të hidratuar dhe konsiderohet i shëndetshëm, por pirja e tepërt e ujit të gazuar e shtyn njeriun të hajë më shumë.

Rrjedhimisht ai do të shtojë në peshë, përmbajtja e ujit me gaz, shkakton probleme me tretjen.

Ajo rrit rrezikun e shtimit në peshë, mbipeshës dhe dhjamosjes së mëlçisë, uji me gaz nxit çlirimin e një hormoni në sistemin tretës që i tregon trupit kur është i uritur. Sekretimi i tepërt i këtij hormoni nënkupton një uri më të madhe dhe ushqyerje të përsëritur.

Si në rastin e çdo pijeje tjetër, edhe te uji me gaz, sekreti qëndron te të mos tepruarit. Ekspertët nuk këshillojnë që njerëzit të zëvendësojnë ujin e zakonshëm me ujë me gaz.

Uji me gaz me aroma dhe shije shtesë nuk është i shëndetshëm

Uji i gazuar dhe i ëmbëlsuar me produkte shtesë ose ‘aroma natyrale’ siç mund të jetë aroma limoni, duhen shmangur.

Përbërësit e ujit janë të paqartë dhe mbartin rreziqe të fshehura. Nëse doni t’i shtoni limon, erëza apo frutat e preferuara në ujin e gazuar.

Ndikimi në shëndetin e dhëmbëve

Uji i gazuar është një alternativë shumë më e shëndetshme se pijet e gazuara apo lëngjet e frutave, megjithatë mënyra si e pini ka ndikim në shëndetin dentar. Për të mbrojtur dhëmbët, këshillohet që uji me gaz nuk duhet pirë gjithë ditën.

Në fakt, jeni duke larë dhëmbët me acid. Uji me gaz duhet pirë brenda 5-10 minutave që të lejojë pështymën të mbrojë dhëmbët sërish. /UBT News/

Exit mobile version