UBT News

A mund të shndërrohen miomat në kancer?

Ultrasound image of lower abdomen, ovary and uterus with tumor or uterine fibroid, leiomyoma of female woman patient for gynecological medical exam, analysis and test

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?

Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog Elton Peci

Miomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze). Shumë rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe në këto raste ato quhen leiomiosarkoma.

Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në qafën e mitrës. Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të mundshme përmendim:

Lindje me operacion cezarian është gjashtë herë më e shpeshtë në rastin kur shtatzëna ka edhe mioma.

Paraqitje pelvike ose podalike e bebit (bebi nuk është i paraqitur mirë për lindjen natyrale). Mungesë të progresionit të lindjes.

Distako apo shkolitje të placentës – placenta shkëputet nga muri i mitrës përpara lindjes. Kur kjo ndodh bebi rrezikohet nga asfiksia ndërkohë që nëna rrezikon nga hemorragjia retro-placentare.

Lindje para kohe e bebit. Megjithatë shumica e pacienteve që kanë mioma nuk përjetojnë ndonjë nga komplikacionet e sipërmendura.

Exit mobile version