UBT News

A mund të përfundojë në burg Donald Trump?

Nga Bernd Debusmann Jr.

Le të fillojmë me pyetjen e madhe që parashtruan shumë njerëz: A mund të shkojë Donald Trump në burg?

Përgjigja e thjeshtë është po. Nëse Trump shpallet fajtor, ai mund të përfundojë në burg.

Këtu është një përmbledhje e dënimeve maksimale për çdo akuzë në aktakuzën e ish-presidentit me 37 pika:

*Janë 31 akuza për mbajtje të qëllimshme të informacionit të mbrojtjes kombëtare sipas ligjit të spiunazhit. Këto, sipas aktakuzës, parashikojnë një dënim maksimal prej 10 vjetësh.
*Katër akuza të tjera, të lidhura me konspiracion dhe mbajtjen ose fshehjen e dokumenteve, secila mbart dënime maksimale prej 20 vjetësh.
*Dy akuzat e fundit sjellin dënime me pesë vjet, secila.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht të rënda”, tha për BBC Carl Tobias, profesor i drejtësisë në Universitetin e Richmond në Virxhinia./UBTNews/

Exit mobile version