Kanë kaluar gati 11 muaj që kur trupat ruse pushtuan për herë të parë vendin fqinj Ukrainën dhe synimet e Vladimir Putin nuk kanë shkuar sipas planit.
Ndërsa forcat ruse kanë mundur të kapin pjesë toke përgjatë lindjes dhe jugut, atyre u është dashur të tërhiqen nga kryeqyteti Kiev dhe po vazhdojnë të pësojnë pengesa ushtarake.
E ngarkuar me sanksione ekonomike dhe humbje burimesh, disa ekspertë besojnë se situata mund të çojë në trazira brenda vetë Rusisë.
Në një shkrim për Financial Times, analisti dhe gazetari investigativ Kejsi Michel tha se lufta tani kishte arritur në një pikë ku “shpërbërja eventuale e Federatës Ruse nuk mund të hidhet më poshtë pa kontroll”.
“Politikëbërësit perëndimorë duhet të fillojnë të përgatiten për mundësinë më shpejt se sa [të jetë] vonë”.
Michel tha se lufta kishte “shpërthyer mitin e Rusisë së bashkuar të Putinit” dhe zërat e pakicave që kundërshtonin luftën tani ishin “më radikale në krahasim me konformitetet dhe heshtjet e vjetra”.
Gazetari investigativ tha se për vite nacionalistët e kolonializuar kishin parë premtimet e bëra nga qeveria ruse të dështonin dhe tani lufta në Ukrainë mund ta kthejë “Rusinë në një shtet të dështuar me kufij të pakontrolluar”.
“Kjo u ofron kombësive të kolonizuara nga Rusia dhe të hedhura në gjirin e konfliktit mundësinë për të kërkuar sovranitet dhe liri. Perëndimi duhet, pra, të jetë gati për atë që vjen më pas, duke përfshirë një shpërbërje të mundshme të stilit sovjetik”./UBTNews/