UBT News

A luan çaji jeshil rolin e Ozempic-ut për humbjen e peshës?

Çaji jeshil është vlerësuar për vetitë e dobishme anti-oksidante që përmban dhe së fundmi, influencuesit e kanë promovuar atë si një Ozempik natyral. Ekspertët thonë se ndonëse disa pretendime janë të ekzagjeruara, ky çaj mund të jetë edhe më i mirë për ne sesa mendohej më parë.

Gjethet e çajit jeshil përmbajnë katechina, të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimi ndërsa plaken. Pavarësisht nga ndjeshmëria ndaj kafeinës, s’duhet të hezitoni për të pirë 2 deri në 4 filxhanë çaj të gjelbër në ditë. Ndër përfitimet e çajit jeshil është edhe shëndeti i përmirësuar zemrës.

Kërkimet kanë lidhur konsumimin e çajit të gjelbër me uljen e rrezikut me 25% për sëmundje të zemrës apo vdekshmërinë që mund të vijnë prej tyre. Elementet në çajin e gjelbër janë të njohur për mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe faktorëve të tyre të rrezikut, si presioni i lartë të gjakut.

Flavonoidët në çajin e gjelbër kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit. Çaji është po aq i mirë për mendjen sa dhe për trupin, pasi është i njohur si përmirësues i humorit.

“Shkencërisht, ka përbërës bioaktivë në çajin e gjelbër që e mbajnë mendjen të përqendruar dhe të qetë,” tha Maggie Moon, një eksperte e ushqimit për shëndetin e trurit.

Ndikimi i çajit jeshil në humbjen e peshës

“Ushqimi i bimëve të çajit nuk është si një ilaç. Nuk do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm,” thotë Carol Johnston, profesore e ushqimit në universitetin shtetëror të Arizonës.

Ajo rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të pinë çaj ndërsa menaxhojnë pritshmëritë e tyre: “Një humbje e ngadaltë dhe e moderuar në peshë është lloji më i shëndetshëm i humbjes në peshë. Mos prisni të humbni 4.5 kg në dy javë. Ky është një proces që zgjat gjatë gjithë jetës.”

Exit mobile version