Adolf Hitler vdiq 76 vjet më parë, 40 orë pasi u martua me aktoren Eva Braun – por a kishte ai ndonjëherë fëmijë?
Adolf Hitler u martua më pak se 40 orë para vetëvrasjes së tij 76 vjet më parë, më 30 prill 1945. I fshehur në një bunker në Berlin, Hitleri u martua me aktoren Eva Braun – por edhe ajo gjithashtu vdiq dhe ata nuk krijuan familje.
Ishte një grua franceze që pretendonte se djali i saj Jean-Marie Loret ishte fëmija i Hitlerit.
Sipas Charlotte Lobjoie, nëna e Loret, ajo dhe diktatori kishin një lidhje kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, dhe ai ishte një ushtar gjerman. Përkundër këtyre pretendimeve, besohet se Hitleri dhe motra e tij Paula vdiqën pa fëmijë.
Disa historianë si Anton Joachimsthaler dhe Sir Ian Kershaw kanë thënë se është e pamundur të dëshmohet se babai i tij ishte Hitleri. Sidoqoftë, historianët besojnë se edhe pse Hitleri nuk kishte ndonjë fëmijë të vetin, linja e tij e gjakut ka vazhduar.
Babai i Hitlerit, Alois ishte martuar dy herë para se të bëhej së bashku me nënën e tij, Klara. Alois dhe gruaja e tij e parë, Anna nuk kishin fëmijë, por ai dhe gruaja e dytë, Franni kishin dy fëmijë – Alois Jr dhe Angela.
Alois Jr ndryshoi emrin e tij pas Luftës së Dytë Botërore dhe pati dy fëmijë – William dhe Heinrich. Alois dhe gruaja e tij e tretë Klara kishin gjashtë fëmijë së bashku – gjysma e të cilëve vdiqën para moshës dy vjeç.
Vetëm Adolf dhe motra e tij e vogël Paula, mbijetuan në moshën e rritur – por ajo nuk kishte fëmijë. Nga martesa e mëparshme e babait të tij, Hitleri kishte dy gjysmë vëllezër e motra të cilët të dy u martuan dhe patën fëmijë./UBTNews
(Arjeta Ibishi, Media dhe Komunikim – UBT)