UBT News

A jeni gati? Apple po prezanton iPhone-in e ri

Apple të martën do të zbulojë linjën e saj të ardhshme të iPhone-ve.

iPhone-t e rinj do të jenë të parët që do të dalin në treg që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë e nisi breshëri tarifash, në atë që administrata e tij e quan një përpjekje për të sjellë prodhimin e huaj përsëri në SHBA.

Nëse Apple ndjek të njëjtën skemë emërtimi që nga debutimi i produktit në vitin 2007, modelet e reja do të quhen iPhone 17.

Kompania nga Cupertino, Kaliforni, kohët e fundit devijoi nga tradita me formulën e emërtimit për sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaja. Kur versioni i ardhshëm i sistemit iOS u prezantua në konferencën e zhvilluesve në qershor, Apple zbuloi se përditësimi falas quhet iOS 26 në lidhje me vitin e ardhshëm – një teknikë marketingu që prodhuesit e makinave e kanë përqafuar për dekada të tëra.

Pavarësisht kësaj, këta iPhone të rinj pritet të prodhohen ende në qendrat prodhuese të Apple në Kinë dhe Indi, gjë që ka shkaktuar “habi të madhe” në administratën Trump.

Si Trump ashtu edhe Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, kanë këmbëngulur që iPhone të prodhohen në SHBA.

Kjo është kërkesë joreale që analistët thonë se do duheshin vite për t’u realizuar e do rezultonte në një dyfishim, ose trefishim, të çmimit mesatar aktual të iPhone prej rreth 1,000 dollarësh.

Tim Cook u përpoq “ta qetësonte” Trump duke u zotuar se Apple do të investonte 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme, dhe e rriti nivelin muajin e kaluar duke shtuar edhe 100 miliardë dollarë të tjerë në angazhim.

Ai gjithashtu i dhuroi Trump një statujë me një bazë ari 24 karatësh.

Exit mobile version