Sportet elektronike janë bërë një fenomen global dhe aktualisht janë forma më fitimprurëse – sa i përket industrisë argëtuese – në botë pasi industria u vlerësua në 121 miliardë euro vitin e kaluar, përcjell UBT News.
Lojërat ofrojnë shpërblime të mëdha financiare dhe industria pritet të arrijë në 710 milionë euro në të gjithë rajonin e GCC deri në fund të vitit 2021. Por jo të gjithë janë në këtë industri për paratë.
Lojtarja dhe transmetuesja e Twitch-it, Hanna ‘Zahlyn’ Öberg thotë se ajo u fut seriozisht në lojëra kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeçare.
“Vëllai im më prezantoi me lojërat online dhe më tërhoqi [në këtë industri]”, u shpreh ajo.
Hanna tani transmeton rregullisht lojërat e saj në internet. Ajo ka një kamerë që e filmon fytyrën e saj kur luan dhe gjithashtu monitoron një bisedë me njerëz që po shikojnë lojën e saj.
Debatet mbi seriozitetin e përfitimeve të kësaj industrie janë të vazhdueshme, megjithatë dominimi i tij në botën e argëtimit është i pamohueshëm.
Miliona fansa akordohen për turnetë kryesore në platformat e transmetimit si Twitch dhe YouTube Gaming.
Yalla Esports, si shumë prej skuadrave profesionale në Dubai, po përqendrohen në zhbllokimin e potencialit të lojtarëve profesionistë aspirues, analistëve dhe komentuesve.
Themeluesi dhe shefi, Klaus Kajetski, shpjegon se karriera pro-gaming është jashtëzakonisht e shkurtër. “Në 20 vjeç, ju jeni shumë i vjetër për të qenë një lojtar profesionist. Por më pas mund të bëheni trajner ose analist, kështu që ne sigurohemi që të ketë një rrugë karriere”.
Përdorimi në rritje i telefonave inteligjentë, teknologjisë dhe lojërave në internet ka qenë gjithashtu një faktor kyç, duke nxitur rritjen e tregut globalisht, transmeton UBT News.
Kajetski argumenton se jo të gjithë njerëzit luajnë për çmimet dhe shpërblimet financiare. Ai mendon se “për shumë lojtarë është më shumë trofeu, titulli”. Megjithatë, ekipi i tij celular PUBG fitoi një turne prej 150,000 dollarësh vetëm pak ditë më parë.
Në fund të fundit, suksesi i sporteve elektronike varet nga fansat dhe komuniteti që është ndërtuar rreth lojërave.
Për Hanna ‘Zahlyn’ Öberg, për shembull, lojërat bashkojnë shumë njerëz rreth një teme ose një aktiviteti që ata kanë të përbashkët. “Kjo vepron si një lloj komuniteti dhe lidhje” të cilën ajo e përshkruan si vërtet të rëndësishme në jetë./UBTNews/