UBT News

A janë shqemet të mira për organizmin?

Shqemja është një farë që cila rritet nga një pemë tropikale në Brazil, por tashmë kultivohet në vende me klimë të ngrohtë në të gjithë botën.

Edhe pse zakonisht quhen arra pemësh dhe nga ana ushqyese janë të krahasueshme me to, shqemet janë në të vërtetë fara.

Ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe janë një përbërës perfekt për shumë gatime.

Ashtu si shumica e arrorëve edhe shqemet mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me vlerat ushqyese, përfitimet dhe efektet e mundshme negative të tyre, për të përcaktuar nëse janë apo jo të mira për ju.

Të pasura me lëndë ushqyese

Shqemet janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese. Në 28gr shqeme të papjekura e të pakripura, ju merrni sasi të konsiderueshme të vitaminave K dhe B6, por edhe të mineraleve si magnezi, hekuri, zinku, fosfori, manganic, bakri dhe seleni.

Lëndë ushqyese të cilat janë të rëndësishme për rritjen e energjisë, shëndetin e trurit, imunitetin dhe shëndetin e kockave.

Shqemet janë të ulëta në sheqer dhe të pasura me fibra, yndyrna të shëndetshme për zemrën dhe proteina bimore.

Ato përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi proteinash si një sasi ekuivalente e mishit të gatuar.

Përmbajnë antioksidantë

Antioksidantët e mbajnë trupin tuaj të shëndetshëm duke neutralizuar molekulat që shkaktojnë dëme të njohura si radikalet e lira.

Shqemet janë të pasura me karotenoidë dhe polifenole, dy kategori antioksidantësh që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet.

Mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë

Shqemet por edhe arrorët në përgjithësi, janë të pasur me proteina dhe fibra, të cilat dihet se reduktojnë urinë dhe nxisin ndjesinë e ngopjes, të cilat mund të nxisin më tej humbjen e peshës.

Mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Regjimet ushqimorë të pasura me arrorë mund të ulin rrezikun e sëmundjeve sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Shqemet duket se ofrojnë përfitime për të ulur presionin e gjakut, trigliceridet dhe kolesterolin në gjak, por ende duhen më tepër studime për ta vërtetuar këtë.

Mund të jenë të dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2

Njerëzit me diabet të tipit 2 mund të përfitojnë nga shtimi i shqemeve në regjimin e tyre.

Edhe pse studimet janë të kufizuara, besohet se ato janë një burim i mirë fibrash, një lëndë ushqyese që ndihmon në parandalimin e rritjes së sheqerit në gjak dhe që besohet se ofrojnë mbrojtje kundër diabetit të tipit 2.

Rreziqet e mundshme

Edhe pse në përgjithësi janë të sigurta për shumicën e njerëzve, shqemet e pjekura ose të kripura mund të përmbajnë nivele të larta të vajrave ose kripës së shtuar.

Për këtë arsye, mund të jetë më mirë që të zgjidhni varietete të pjekura pa kripë ose të papjekura.

Disa kërkime sugjerojnë se shqemet e pjekura mund të përmbajnë nivele më të larta të antioksidantëve që përmirësojnë shëndetin sesa shqemet e papjekura.

Fitatet tek shqemet mund ta bëjnë më të vështirë për trupin tuaj të thithë vitaminat dhe mineralet që ato përmbajnë.

Së fundi, shqemat klasifikohen si arra pemësh. Prandaj, njerëzit alergjikë ndaj arrave të pemëve, të tilla si bajamet, arrat braziliane, arrat, fistëkët ose lajthitë, mund të kenë një rrezik më të lartë për të qenë gjithashtu alergjikë ndaj shqemeve. /AgroWeb.org

Exit mobile version