UBT News

A janë qetësuesit aq të pafajshëm sa mendojmë?

Studimet e fundit kanë treguar se përdorimi i qetësuesve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për goditje në tru ose atak në zemër.

Hulumtimi, i realizuar nga Universiteti “Yang-Ming” në Taipei ka përfshirë 56 mijë të rritur që vuajnë nga hipertensioni dhe presioni i lartë i gjakut.

Gjatë studimit u analizua përdorimi i disa qetësuesve të zakonshëm si ibuprofeni, celecoxibi, mefenamic acidi, diklofenaku dhe naprokseni.

Shumica e pjesëmarrësve nuk ishin të vetëdijshëm se këto medikamente mund të përkeqësojnë gjendjen duke rritur presionin e gjakut.

“Rezultatet tona ofrojnë informacion të rëndësishëm për pacientët me hipertension,” deklaroi Dr. Chia Hsuin Chang, drejtuesi i studimit.

Ndërkohë, disa kardiologë kanë bërë thirrje për përdorim të kujdesshëm të këtyre barnave, pasi u vu re se personat që konsumonin ibuprofen kishin 31% më shumë rrezik për të pësuar arrest kardiak. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version