Perimet e kryqëzuara si brokoli, lakra ose lulelakra, mund të jenë perimet tuaja të preferuara, nga të cilat nuk dëshironi të hiqni dorë.
AgroWeb.org, duke u bazuar në studime dhe në fjalën e mjekëve, iu fton të zbuloni nëse është apo jo i sigurt konsumi i tyre.
A janë perimet e kryqëzuara të mira për ju?
Sipas ekspertëve të shëndetit, perimet e kryqëzuara përfaqësojnë disa nga ushqimet më të shëndetshme për ju.
Kjo klasë e perimeve ju mbron kundër llojeve të ndryshme të kancerit, si kanceri i gjirit, mushkërive, zorrëve dhe prostatës.
E gjitha kjo falë glukozinolateve, një përbërje squfuri e disponueshme vetëm tek perimet e kryqëzuara.
Ato padyshim që janë një burim i shkëlqyer fibrash, mineralesh, si folati dhe vitaminat C, E, K.
Gjithashtu përmbajnë fitokimikate të fuqishme, që mund të ndihmojnë në qetësimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Por, ku qëndron problemi me këto perime?
Perimet e kryqëzuara përmbajnë goitrogjen, substanca që ndikojnë në gjëndrën tiroide, duke mos lejuar marrjen e mineralit thelbësor të jodit.
Kjo është veçanërisht problematike për njerëzit që tashmë kanë një tiroide jo aktive dhe nuk duan ta ngadalësojnë atë më tej.
Sidoqoftë, në ditët e sotme është më e lehtë të kesh tepri të jodit, i cili mund të jetë po aq i dëmshëm.
Tepria e jodit mund të rrisë rrezikun e prekjes nga sëmundjet autoimune.
Në këtë rast, frenimi i marrjes së jodit, mund të jetë i dobishëm për ata me probleme me tiroiden.
Nga ana tjetër këto perime, mund të ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë antioksidantë. Gjë e cila mund të përmirësojnë shëndetin e tiroides dhe të luftojnë sëmundjet autoimune.
Me fjalë të tjera, perimet e kryqëzuara në shumë raste mund të jenë të dobishme!
A është i sigurt konsumi i perimeve të kryqëzuara?
Pavarësisht pransë së goitrogjeneve, përfitimet nga konsumi i perimeve të kryqëzuara i tejkalojnë ato negativet edhe nëse keni probleme me tiroiden.
Kjo sepse do t’ju duhet të konsumoni sasi shumw të mëdha të kwtyre perimeve, në mënyrë që ato të ndikojnë tek tiroidet.
Pra, nëse nuk konsumoni një sasi të madhe të tyre çdo ditë, ju do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore.
Por nëse vuani nga hipotiroidizmi ose po luftoni me ndonjë sëmundje autoimune, duhet të këshillohenime një mjek të kualifikuar.
Kështu do të gjeni ushqimin, ilaçet dhe mënyrën më të mirë të jetesës që i përshtaten nevojave tuaja./AgroWeb.org