UBT News

A ishte kërkesa e vaksinimit arsyeja pse Bella Hadid nuk mori pjesë në eventin e modës?

Bella Hadid vërtetoi se mori vaksinën COVID-19 pas spekulimeve se ajo humbi Met Gala 2021 të hënën për shkak të protokolleve të sigurisë të ngjarjes, transmeton UBT News.

“Për këdo që është i shqetësuar”, e mbishkroi foton e saj supermodelja,ku shihej një infermiere që i injektonte vaksinen antiCOVID.

Motra e saj, Gigi Hadid, ishte e pranishme në Met Gala 2021 e veshur me Prada. Motrat Hadid zakonisht marrin pjesë në ngjarje së bashku.

Të hënën, të gjithë personazheve të famshëm që morën pjesë në natën më të madhe të modës iu kërkua të ndiqnin udhëzimet e Muzeut Metropolitan të Artit, të cilat janë në përputhje me New York City.

Rregulloret thonë se të gjithë vizitorët e Met duhet të sigurojnë dëshmi se kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19. Vizitorëve gjithashtu iu kërkua të mbanin maska ​​brenda vendit kur ata nuk ishin duke pirë apo ngrënë, përcjell UBT News.

Rregullat u konsideruan shumë të rrepta për Nicki Minaj, e cila zbuloi të hënën pasdite se nuk do të merrte pjesë në Met Gala 2021 për shkak të kërkesës së vaksinës.

“Nëse vaksinohem nuk do të jetë për Met. Do të jetë një herë kur të ndiej se kam bërë mjaft kërkime”, shkroi ajo në Twitter. “Unë jam duke punuar në këtë tani”.

Vërejtjet u pritën me mijëra kritika në internet dhe ndezën spekulime nëse yjet e tjerë anashkaluan Met Gala për të njëjtat arsye./UBTNews

Exit mobile version