UBT News

A i’a vlen të lahet orizi para gatimit?

Ekspertët shprehin se larja e orizit bën një ndryshim të dukshëm, sidomos tek orizi kokërr gjatë.

Shpëlarja largon papastërtitë e grumbulluara gjatë paketimit dhe, më e rëndësishmja, eliminon niseshten që mbulon sipërfaqen e kokrrës dhe shkakton ngjitjen e tij.

Për shpëlarjen mund të përdoret një enë qelqi ose një kullesë. Në fillim, uji i larjes do të duket i turbullt, por pas disa shpëlarjesh ai do të bëhet i pastër. Ky proces ndihmon që pilafi të jetë i lirë dhe kokrrat të mos ngjiten me njëra-tjetrën.

Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizoto me perime ose mish, ku orizi duhet të jetë më i qullët dhe kremoz.

Kremoziteti i rizotos mbështetet pikërisht në niseshten e sipërfaqes së kokrrës.

Ekspertët theksojnë se në disa paketime, orizi mund të përzihet me shtresë pluhuri për të parandaluar lagështinë.

Ky pluhur zakonisht nuk është i dëmshëm, por nuk është i dëshirueshëm në gatim.

Ekziston edhe një debat se larja e orizit largon disa ushqyes. Megjithatë, orizi i bardhë është i përpunuar dhe i pastruar nga shumica e nutrientëve, prandaj larja nuk ka një ndikim të madh në këtë aspekt. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version