Çokollata është ëmbëlsirë e preferuar për shumë njerëz, por me konsum të rregullt, bëhet pyetja nëse është e mirë apo e keqe për shëndetin. Përgjigja nuk është e qartë sepse efekti i çokollatës në trup varet nga lloji, sasia dhe frekuenca e konsumit.
Çokollata e zezë, me qumësht dhe e bardhë ndryshojnë në përbërje, dhe për këtë arsye në vlerat ushqyese.
Dallimi midis llojeve të çokollatës
Çokollata me qumësht dhe e zezë përmbajnë pluhur kakaoje ndërsa çokollata e bardhë përmban gjalpë kakaoje. Hulumtimi shkencor përqendrohet në çokollatën me qumësht dhe të zezë se është pluhuri i kakaos që përmban përbërës të lidhur me përfitimet shëndetësore – veçanërisht flavonoidet.
Mbështet shëndetin e zemrës
Flavonoidet, antioksidantë natyralë nga bima e kakaos, gjenden në sasi më të larta në çokollatën e zezë sesa në atë me qumësht. Ato mund të kenë efekt pozitiv në shëndetin e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumi i rregullt i saj zvogëlon rrezikun e zhvillimit të hipertensionit me 27 përqind dhe rrezikun e tromboembolizmit venoz me 31 përqind.
Lehtëson dhimbjet menstruale
Çokollata e zezë është e pasur me magnez – 50 gramë ofrojnë 27 përqind të marrjes së rekomanduar ditore, ndërsa e njëjta sasi çokollate me qumësht ofron vetëm rreth shtatë përqind. Meqenëse magnezi relakson muskujt, mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve menstruale.
Mbani nivele të shëndetshme të hekurit
Burim i mirë hekuri, me 50 gramë që ofrojnë një të tretën e kërkesës ditore. Nutricionistja Diana Mesa tha: “Çokollata e zezë mund të jetë mënyrë e shijshme për të rritur marrjen e hekurit, për ata që janë në rrezik. Për përthithje më të mirë, kombino me ushqime të pasura me vitaminë C, siç është kivi.”
Përmirëson funksionin njohës dhe humorin
Flavonoidet në çokollatën e zezë përmirësojnë rrjedhën e gjakut në tru, gjë që kontribuon në përqendrim dhe kujtesë më të mirë. Ato zvogëlojnë stresin oksidativ, i cili shoqërohet me rënie. Konsumimi i 85% çokollatës për tre javë uli ndjeshëm humorin negativ tek subjektet, ndërsa çokollata me 70% kakao nuk tregoi të njëjtin efekt, shkruan Index.hr.
Rreziqet e mundshme të konsumit të përditshëm të çokollatës
Rritje e konsumit të yndyrnave të ngopura dhe sheqerit, të gjitha llojet e çokollatës, veçanërisht e bardha dhe e qumështit, përmbajnë sasi të larta të yndyrnave të ngopura e sheqernave të shtuara. Konsumi i tepërt i përbërësve rrit nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Prania e metaleve të rënda në çokollatën e zezë
Shumë marka të çokollatës përmbajnë sasi shqetësuese të plumbit e kadmiumit. Nga 28 produktet e testuara, 23 përmbanin nivele që janë të dëmshme nëse konsumohen çdo ditë. Konsumi i tepërt është i lidhur me dëmtimin e veshkave, dëmtimin e sistemit imunitar dhe problemet e zhvillimit tek fëmijët.