UBT News

A guxojmë ta pimë kafen që ka qëndruar gjatë?

Në mënyrë që pija juaj e preferuar ta ketë efektin “ringjallës”, atëherë do të duhej që atë ta pini për, të shumtën, gjysmë ore pas përgatitjes.

Por, a guxoni ta pini kafen që ka qëndruar për një kohë të gjatë e përgatitur? Nëse kafja është me qumësht dhe ka qëndruar gjatë e përgatitur, atë nuk mund ta pini më.

Më pas, kafja e përgatitur duhet ditur se ndryshon shijen pas 30 minutash, por pasi që të kalojnë afërsisht katër orë, vjen deri te prishja e vajit të kafes, gjë që ia prishë asaj shijen, e bën më të ithët. Pra kafeja mund të zgjasë vetëm për 30 minuta në temperaturën e dhomës pa u cenuar aroma e saj dukshëm.

Nëse kanë kaluar më pak se katër orë, ju mund ta pini kafen, por ajo nuk do ta ketë shijen sikur kafja e freskët.

Ngrohja e nxehtë e kafesë ditën tjetër do të ndikojë ndjeshëm në shijen e saj dhe do të humbni shijen reale. Nuk është domosdoshmërisht e keqe për shëndetin tuaj, por do të ketë shije të hidhur. Sidoqoftë, kafenë tuaj të mbetur mund ta ngrohni përsëri nëse e kishit ruajtur në frigorifer brenda një ene hermetike.

Exit mobile version