George Santos, një i zgjedhur republikan, pretendoi se nëna e tij vdiq në sulmet e 11 shtatorit, por pesë muaj më vonë ai postoi në Twitter se ajo vdiq në dhjetor të vitit 2016.
Të mërkurën mbrëma, Yashar Ali (gazetar i shquar amerikan) identifikoi tweet-et e vitit 2021 dhe postoi pamje nga ekranet e deklaratave kontradiktore të Santos pranë njëri-tjetrit.
Santos shkroi në Twitter, “11 shtatori i mori jetën nënës sime…”, në përgjigje të një llogarie që thoshte, “11 shtatori ishte një krim pa viktima”.
Pesë muaj më vonë, Santos zbuloi se nëna e tij vdiq në dhjetor 2016 në një postim në Twitter.
Ai shtoi,“Këtë vit, 23 dhjetor, përkujton 5 vjet që kur humba miken dhe mentoren time më të dashur. Mami, do të të dua përgjithmonë”.
Për më tepër, një gjenealog që shqyrtoi historinë e familjes së Santos nuk gjeti asnjë provë të prejardhjes hebreje. U zbulua gjithashtu një faqe e fshirë GoFundMe e krijuar nga Santos me një emër fals. Sipas CNN, Santos është fokusi i një hetimi federal për financat e tij./UBTNews/