Është një nga ato debate që është i vjetër sa vetë koha: A është më mirë të bëni dush natën apo në mëngjes?
Dhe në të gjithë shekujt që kanë kaluar që nga ajo kohë, ju mund të prisni që të ketë një përgjigje të qartë për këtë enigmë… Por është akoma e pa qartë, transmeton Telegrafi.
Ata që preferojnë dushin gjatë natës zakonisht pretendojnë se është më mirë të lajnë të gjithë llumin që kanë mbledhur gjatë ditës për të parandaluar përhapjen rreth çarçafëve të tyre. Kjo duket se ka kuptim nëse endeni shumë duke mbledhur papastërti në lëkurën tuaj, ose nëse bëni ushtrime para se të futeni në shtrat.
Për fat të keq, ekziston ende një shans që ne të përhapim pa pastërti rreth shtratit tonë edhe pas dushit. “Njerëzit priren të djersiten natën”, shpjegoi Gary Goldenberg, një dermatolog në New York për New York Times. “Kur zgjoheni në mëngjes, ka shumë djersë dhe baktere nga çarçafët që thjesht po qëndrojnë në lëkurën tuaj”.
Sigurisht, ekziston argumenti se shpëlarja para gjumit mund të ndihmojë potencialisht në minimizimin e nivelit të mikrobeve të natës në të cilat rrokullisemi në vend që t’i grumbullojmë njëra mbi tjetrën.
Nga ana tjetër, dushi në mëngjes, siguron që çdo ditë ta filloni të freskët. Mund të ju ndihmojë gjithashtu të ndiheni të zgjuar dhe vigjilent. Sipas profesorit të Harvardit Shelley Carson, PhD, është veçanërisht e dobishme për ata që kanë nevojë për të rritur kreativitetin në punët e tyre çdo ditë.
Në thelb, orari juaj i dushit duket se varet nga fakti nëse keni nevojë për më shumë ndihmë për të fjetur gjatë natës apo për të rritur kreativitetin tuaj çdo ditë.