Nga Al Jazeera
Forcat izraelite sulmuan Spitalin al-Shifa gjoja për të gjetur tunele të Hamasit, armë dhe pengje… Por Tamer Qarmout, një profesor në Institutin e Dohas për Studime Pasuniversitare, thotë se është koha që komuniteti ndërkombëtar të vë në dyshim “inteligjencën” izraelite të përdorur për të justifikuar bastisjen.
“Le të kthehemi te qëllimet dhe deklaratat e tyre të thëna zyrtarisht që nga fillimi i kësaj lufte: Izraeli e ka bërë të qartë se dëshiron – të paktën në këtë fazë – të ketë kontroll të plotë të veriut të Gazës. Ndërsa flasim tani, kjo po ndodh ngadalë, natyrisht, nuk është një luftë e lehtë për Izraelin, nuk është një piknik, Hamasi po reziston, por civilët po paguajnë çmimin e plotë të kësaj lufte gjenocidale”, thotë ai.
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të bëjë “narrativa të rreme, akuza, me ndihmën e SHBA-s” për të blerë më shumë kohë në mënyrë që të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës dhe veriut./UBTNews/