Qumështi është njohur prej kohësh për përfitimet për dhëmbët dhe kockat. Tani, ekspertët kanë zbuluar se një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës nga pothuajse një e pesta, sipas një studimi të realizuar me mbi gjysmë milioni gra.
Sipas hulumtimit të ri, një shtesë prej 300 mg kalciumi në ditë, sa përmban një gotë qumësht lidhet me një ulje prej 17% të rrezikut të kancerit të zorrës.
Një filxhan qumësht ndihmon në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Guelph-it në Kanada. Ai përfshiu 32 pjesëmarrës me peshë trupore ideale dhe me një moshë mesatare prej 23 vjetësh.
Rezultatet treguan se konsumimi i qumështit gjatë kafjallit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në reduktimin e oreksit gjatë ditës.
Ky efekt i dobishëm lidhet me aftësinë e qumështit për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve, ngadalësimi ndihmon në shmangien e rritjes së shpejtë të nivelit të sheqerit pas ngrënies, duke përmirësuar kontrollin glikemik jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë orëve të pasdites.
Gjetjet përforcojnë rëndësinë e përzgjedhjes së ushqimeve të duhura, veçanërisht për personat që duan të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak apo të parandalojnë diabetin. Qumështi dhe jogurti i dhisë ofrojnë përfitime të shumta falë përbërjes së tyre unike ushqyese.
Qumështi i dhisë ka globula më të vogla yndyre e më pak laktozë, duke e bërë më të lehtë për tretje sesa qumështi i lopës.
Një studim nga “International Journal of Food Sciences” konfirmon se proteina e tij është më pak alergjike. Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium, magnez, fosfor dhe vitamin A, të cilat mbështesin shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.