Më pak se një ditë pasi Ursula von der Leyen tha se donte Ukrainën në BE, janë ngritur dyshime në lidhur me atë se a do të realizohet dhe sa shpejtë mund të ndodhë, përcjell UBT News.
Charles Michel, president i Këshillit Evropian, tha se kishte “mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme” midis anëtarëve të BE-së për pranimin e Kievit.
“Anëtarësimi është një kërkesë e kahershme nga Ukraina”, tha Michel. “Por ka mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”, tha ai. “Komisioni Evropian do të duhet të shprehë një opinion zyrtar dhe Këshilli do të vendosë”.
Ai njoftoi synimin e tij për të ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të marrë pjesë “në baza të rregullta” në samitet e liderëve evropianë.
Kjo erdhi pasi Zelenskyy të hënën përsëriti dëshirën e tij për t’u bashkuar me BE “pa vonesë”.“Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelenskyy./UBTNews/