UBT News

A e keni ditur se finlandezët ngjyrosin brinjët e drerëve me ngjyrë reflektive?

Glowing Fores Light Glow Fantasy Animal Deer

Në Lapland të Finlandës që nga viti 2013 është marrur një iniciativë interesante! Barinjtë spërkasin brinjët e drerëve me bojë reflektuese. Megjithatë qëllimi i kësaj është i mirë!

Kjo bëhet për të ndihmuar shoferët t’i shohin në errësirë, dhe në këtë mënyrë të parandalohen aksidentet.

Llak i veçantë ishte testuar në gëzofin dhe brirët e tyre për të parë se si qëndron në kushte të ndryshme të motit.

Para kësaj iniciative rreth 4,000 drerë kishin ngordhur në aksidente trafiku çdo vit në Finlandë, sipas Institutit Finlandez të Kërkimit dhe Peshkimit. Shumica e incidenteve kishin ndodhur në muajt e errët të nëntorit dhe dhjetorit, kur rrugët janë të prirura të bëhen të akullta.

Exit mobile version