Konsumi i sheqerit është rritur dukshëm në dekadat e fundit pasi është një përbërës kyç në shumë ushqime dhe pije të përpunuara.
Pavarësisht se ekspertët paralajmërojnë shpesh për rreziqet si: Obeziteti, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare zgjedhjet tona ushqimore mbeten të ngarkuara me sheqerna.
Një studim nga Talker Research zbulon se sa sheqer konsumon një person çdo vit dhe efektet shëndetësore që i shkakton. Sipas rezultateve individi konsumon rreth 36 kilogramë sheqer, gjë që është tronditëse dhe në të njëjtën kohë ngre pikëpyetje për efektet e këtij konsumi të tepruar në shëndetin e përgjithshëm.
Kur është më e fortë dëshira për diçka të ëmbël?
Kushtet e zakonshme janë shikimi i filmit (31%), pas ngrënies (vaktit) (31%), për të marrë më shumë energji në mes të ditës (30%) ose pas një dite të keqe (19%).
Koha më e zakonshme që pjesëmarrësit raportuan se ndjenin nevojën sheqer ishte në orën 15:00, është alarmante që personi mund t’i rezistojë një ëmbëlsire, çokollate për vetëm 13 minuta para se të dorëzohet. “Përplasja” e sheqerit, kur energjia bie ndjeshëm, ndodhi rreth 33 minuta pas konsumimit të një ëmbëlsire, ku efektet kryesore ishin lodhja (42%), keqardhja (25%) dhe mungesa e përqendrimit (21%).
Pozitive është që një pjesë e madhe e konsideron hidratimin e rëndësishëm. Në veçanti, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve (51%) thanë se po përpiqen të pinë më shumë ujë, me synimin për të reduktuar dëshirat për sheqer dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm. /UBTNews/