Nëse e keni vënë re, pothuajse çdo peshqir ka disa vija karakteristike në fund, të njohura si bordura. Edhe pse duken si detaj dekorativ, ato kanë funksion shumë më të rëndësishëm se thjesht pamja.
Shpesh është menduar se këto shirita tregojnë anën e sipërme e të poshtme të peshqirit apo ndihmojnë në tharjen më të shpejtë. Por, sipas ekspertëve të industrisë së tekstilit, bordura shërben për të forcuar strukturën e peshqirit, duke e bërë më rezistent ndaj grisjes dhe konsumimit gjatë larjeve të shpeshta. Ajo ndihmon që fijet të mos shpërbëhen, ruan formën dhe zgjat jetëgjatësinë e materialit.
Pra, bordura nuk është vetëm mbrojtëse, por ndikon edhe në fuqinë thithëse të peshqirit, duke shpërndarë më mirë lagështinë.
Funksion dhe estetikë
Përveç rolit praktik, bordurat shtojnë edhe prekje elegance. Kjo është arsyeja pse i gjejmë shpesh në peshqirët luksozë të hoteleve, ku kërkohet kombinimi i cilësisë, thithjes dhe pamjes së rafinuar.
Pse janë të rëndësishme?
rrisin fuqinë thithëse,
ruajnë stabilitetin dhe formën,
parandalojnë shpërbërjen e pëlhurës,
japin një ndjesi luksi gjatë përdorimit.
Ema Sejmur nga Good Housekeeping Institute shpjegon se bordura i jep peshqirit më shumë strukturë sesa materiali frotir dhe ndihmon që ai të mos shpërbëhet shpejt.
Prandaj, herën tjetër që të merrni një peshqir në dorë, kujtoni: ato vija të vogla në fund nuk janë thjesht dekor, por një detaj i menduar mirë që bën diferencën në jetëgjatësi, funksionalitet dhe estetikë. /A.Z/UBT News/