UBT News

A e dini pse britanikët e shoqërojë çajin me qumësht?

Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve i drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më shumë ngrohtësi.

Ndër pijet e preferuara padyshim është çaji, për shkak të shumllojshmërisë së shijes dhe benefiteve shëndetësore.

Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës.

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht?

Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.

Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e atëhershme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje!

Fillimisht hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.

Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson shijen e tij të hidhur.

Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura zakonisht të bënin të kundërtën./AgroWeb.org

Exit mobile version