UBT News

A duhet të pimë pije energjike në verë?

Kur temperaturat rriten dhe ndihesh i lodhur apo i etur, tundimi për të kapur një pije energjike të ftohtë është i madh. Por a është kjo zgjidhja e duhur për organizmin tonë?

Pijet energjike, megjithëse na japin një ndjesi të menjëhershme “rifreskimi”, nuk janë ideale për hidratim, veçanërisht në ditët e nxehta.

Ato përmbajnë kafeinë të lartë, sheqerna të përpunuar dhe substanca stimuluese, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës, të ngrejnë tensionin dhe madje të çojnë në dehidrim nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Ujë i thjeshtë ose me limon;

Lëngje natyrale pa sheqer të shtuar;

Pije izotonike me elektrolite (nëse ke humbur shumë lëngje nga djersitja).

Në vend që të kërkojmë energji të shpejtë nga një kanaçe, zgjedhje më e mirë është të mbajmë trupin të hidratuar dhe të ushqyer mirë gjatë ditës.

Exit mobile version