UBT News

A duhet të hiqet lythi? Shenjat që kërkojnë ekzaminim urgjent dermatologjik

Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si lythi ndikon në dukjen tuaj, ose nëse ndodhet në një vend që është në kontakt me veshjet apo bizhuteritë dhe kështu acarohet, mund të bëhet heqja e tij.

Lythat janë rritje të zakonshme në lëkurë dhe secili ka mesatarisht 10 deri 40 lytha. Shumica janë të padëmshëm dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse lythi nuk është kanceroz, nuk keni nevojë ta hiqni nëse nuk ju shqetëson.

Kontrolli i tyre është procedurë rutinë parandaluese që kryhet një herë në vit pas moshës 12-vjeçare. Në Ordinancën e dermatologjisë bëhet ekzaminimi i lëkurës, nga koka deri te duart e këmbët. Lëkura ekzaminohet me dermoskop. Ekzaminohen ndryshimet e lëkurës, duke i kushtuar vëmendje ndryshimeve të pigmentuara. Ndryshimet e pigmentuara që vërejmë me dermoskop mund të jenë kafe të errëta ose më pak të errëta, të kuqe, blu ose të bardhë.

Është e nevojshme të mbrohen zonat me lytha nga ekspozimi ndaj diellit

Përveç lythave me të cilët kemi lindur, ka edhe lytha që shfaqen me kalimin e kohës, është e rëndësishme të mbrohen rajonet ku ka lytha. Disa shfaqen që në lindje e në moshë të hershme, në të ashtuquajturat lytha të lindur ose kongjenital. Disa zhvillohen gjatë jetës e gjenden në zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit dhe në zonat e mbuluara. Edhe pse rrezet e diellit nuk janë i vetmi faktor në transformimin malinj të nishaneve melanocitare, nishanet duhet të mbrohen nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UVA, UVB, UVC, si dhe ndaj rrezeve infra të kuqe të spektrit të diellit.

Ndryshimet në ngjyrë, madhësi apo simetri janë shenjë alarmi për vizitë te dermatologu. Është e rëndësishme që çdo ndryshim në nishan të vërehet me kohë  të kontaktohet dermatologu, i cili shqyrton në mënyrë të hollësishme e vlerëson nëse bëhet fjalë për një ndryshim malinj.

Ndryshimet malinje në nishan shfaqen si ndryshime në formë asimetrike, në karakteristikat e skajeve të nishanit që bëhen të theksuara apo të çrregullta, ndryshime në ngjyrë, paraqitja e ngritjes mbi sipërfaqen e nishanit, rritja e nishanit në një njësi kohe (A, B, C, D, E).

Përveç këtyre kritereve klinike, ekzistojnë disa kritere dermatoskopike që tregojnë se një nishan ka tendencë për të kaluar në formë malinje, pra është më pak ose më shumë displastik. Ndryshimet malinje paraqiten në nishanet ekzistuese melanocitike. Duhet pasur parasysh edhe faktin që melanoma malinje zhvillohet në 30 për qind të rasteve mbi ndryshime të reja që nga fillimi kanë potencial malinj. Këshillohet kontrolli rutinë i nishaneve një herë në vit edhe për ata pacientë tek të cilët në kontrollin e mëparshëm nuk janë vërejtur shenja në nishanet ekzistuese.

Statistikat tregojnë se më të rrezikshëm janë nishanet në gjymtyrët e poshtme te gratë dhe në trungun e trupit: në kraharor dhe shpinë te meshkujt, duhet të kontrollohet lëkura në shuplaka dhe shputat e këmbëve për praninë e nevuseve akrale, dhe nishanet në fytyrë, qafë, veshë dhe kokë.

Duhet kontrolluar edhe për praninë e mundshme të nishaneve në regjionin gjenital, kur vërehet një nishan me shenja atipie hiqet me rrugë kirurgjikale e dërgohet për analizë histopatologjike, pavarësisht nga stina e vitit. Në disa raste shqyrtohet edhe nyja limfatike regjional.

Vëzhgohet thellësia e përhapjes së melanociteve sipas Breslow-it dhe Clark-ut dhe potenciali malinj i qelizave individuale. Nëse pacienti ka numër të madh nishanesh rekomandohet të dërgohet për skanim me MoleMax apo FotoFinder për të ndjekur lokalizimin e ndryshimet në njësi kohe të të gjithë nishaneve ekzistues. Lëkura e pacientit me numër më të madh nishanesh duhet të mbrohet me rroba që kanë faktor mbrojtës SPF, me kremra me bllokues dielli.

Edhe pasi të jenë hequr nishanet, është e rëndësishme të monitorohet vendi ku ka qenë nishani. Gjatë kontrollit rutinë një herë në vit ndiqen ndryshimet e mundshme në plagët ku janë hequr nishanet. Ndonjëherë paraqiten edhe të ashtuquajturat ndryshime rekurente, pra shfaqja e përsëritur e nishanit.

Si kryhet heqja e nishanit?

Dermatologu mund të heqë një nishan gjatë një vizite në ordinancë. Ndonjëherë nevojitet një vizitë shtesë për të përfunduar heqjen e nishanit.

Për heqjen e nishanit përdoren dy lloje kryesore të procedurave kirurgjikale:

Ftohja – Në këtë procedurë përdoret një sasi e vogël azoti i lëngshëm për të hequr nishanin jo-kancerogjen.

Djegia – Procedura përdor rrymë elektrike për të djegur shtresat e sipërme. Mund të nevojiten më shumë se një seancë për ta përfunduar.

Heqja sipërfaqësore – Kjo procedurë përfshin përdorimin e një bisturie për të larguar nishanin nga sipërfaqja e lëkurës.

Ekscizioni – Kjo procedurë shkon më thellë se sipërfaqja e lëkurës për të prerë nishanin dhe për të ribashkuar lëkurën. Kjo metodë përdoret kur dyshohet se nishani është kancerogjen.

Këshillohuni me dermatologun nëse doni të hiqni një nishan që ju pengon. Mjeku mund të kryejë një biopsi nëse ka nevojë, që do të thotë se merret një mostër e vogël e nishanit për t’u analizuar në mikroskop.

Exit mobile version