Robotët e aftësuar me inteligjencës artificiale (AI) mund të bëjnë punët e bujqësisë në mënyrë shumë më të qëndrueshme se fermerët tradicionalë, shprehet një nga kompanitë e Luginës së Silikonit.
Drejtuesit e firmës së teknologjisë bujqësore Iron Ox, shprehen se misioni i tyre është ta bëjnë sektorin global të bujqësisë tërësisht të gjelbër, dhe për ta bërë këtë ata kanë siguruar deri tani rreth $53 milionë dollarë, nga investitorë të ndryshëm. Ndër ta, edhe Bill Gates.
CEO i kësaj kompanie, Brandon Alexander, nuk mund të akuzohet për mungesë eksperience kur vjen puna tek prodhimi i ushqimit. Ai ka shpenzuar çdo verë në fermën e gjyshit, duke mbledhur pambuk, patate apo kikirikë, nën diellin e nxehtë të Teksasit.
Sidoqoftë, me një diplomë për shkenca robotike, ‘pikërisht që të arratisej nga puna në fermë’, Alexander thotë se kur mësoi se 40% e ushqimit në botë hidhet në plehra, para se të arrij në shportat e blerësve, duhej të bënte diçka.
Në të ardhmen, ushqimin tonë mund ta prodhojnë robotët dhe inteligjenca artificiale
Në vitin 2015, Aleksander udhëtoi nga njëri skaj i Kalifornisë në tjetrin për 6 muaj, në mënyrë që të kuptonte problemet e vërteta të fermerëve amerikanë si dhe të kuptonte ku mund të nevojitej ndihma e robotëve.
Gjatë rrugës, ai mësoi rreth mungesave ekstreme të ujit, vështirësive në gjetjen e punës si dhe një seri të tërë problematikash. Në 2018-ën, Aleksander nisi kompaninë e tij.
Sot, në serën e kompanisë në Gilroy të Kalifornisë, dy robotë me emrat Grover dhe Ada, rrisin borzilok, luleshtrydhe dhe të tjera bimë me anë të një sistemi hidroponik – që nuk ka nevojë për dhe ose pleh. Bimët rriten në një solucion me ujë dhe lëndë të tjera ushqyese.
Por si funksionon ky sistem?
Iron Ox përdor inteligjencën artificiale për t’u siguruar që bimët e tyre të marrin nivelin optimal të rrezeve të diellit, ujit dhe lëndëve ushqyese. Njëri nga robotët merret me transportin e bimëve në stacionin e dozimit, ku ja dorëzon prodhimet Adës, e cila është një krah robotik.
Kjo ndalesë është e ngjashme me një vizitë tek doktori. Sensorët e ndryshëm ndihmojnë robotin të kontrollojë ujin për nivelin e lëndëve ushqyese apo mineraleve të tjera për të cilat mund të ketë nevojë. Pas ekzaminimit, doza të personalizuara të mineraleve mund të çlirohen në mënyrë automatike në secilën bimë, me anë të sistemit të njohur si hydroponics.
Në këtë mënyrë, femra prodhon më pak, që do të thotë se edhe shpërdoron më pak, ndërkohë që prodhon vetëm sasinë e ujit që nevojitet, jo më tepër.
Sistemi i inteligjencës artificiale mbledh dhe regjistron vazhdimisht të dhëna nga bimët e mbjella, duke e ndihmuar kështu sistemin qendror të kuptojë ekzaktësisht çfarë i duhet bimëve – duke i përmirësuar të korrat dhe ulur ndikimin e keq në ambient.
Anët pozitive të këtij sistemi janë të shumta, por të tilla janë edhe shqetësimet se automatizimi dhe zëvendësimi i njerëzve me robotë dhe inteligjencë artificiale, sidomos në sektorët e bujqësisë dhe të prodhimit, do të kenë një ndikim të patjetërsueshëm për njerëzimin dhe tregun e punës në tërësi.