UBT News

A do të “ringjallin” bisedimet bërthamore marrëveshjen e vitit 2015 të Iranit?

Disa fuqi botërore kanë treguar se një marrëveshje – të paktën në parim – për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit mund të jetë vetëm disa ditë larg, por ekspertët paralajmërojnë se dështimi ende nuk mund të përjashtohet, përcjell UBT News.

Marrëveshja e vitit 2015 i kishte ofruar Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor, por SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nën presidentin e atëhershëm Donald Trump dhe rivendosi sanksione të rënda ekonomike, duke bërë që Irani të fillonte të rriste aktivitetet e tij bërthamore.

Skica e një marrëveshjeje të re duket të jetë në tryezë në bisedimet që janë mbajtur në Vjenë që nga fundi i nëntorit midis Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë — dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë indirekte.

“Perëndimi, Rusia dhe Kina duket se janë më të jenë më të përafruar se në çdo pikë të mëparshme”, tha Henry Rome, analist në Grupin Eurasia.

Strategjia e fuqive botërore duket se është “duke ushtruar presion ndaj Iranit për t’i sjellë bisedimet në një përfundim” tha analisti, duke shtuar se negociatat dukej se po i afroheshin një “pike vendimtare”.

Një burim diplomatik në Vjenë konfirmoi këtë javë se kishte pasur “përparime” në bisedime.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të enjten se ishte bërë “përparim thelbësor” dhe se një marrëveshje ishte e mundur brenda disa ditësh nëse Irani “tregon seriozitet”.

Një ditë më parë, ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, kishte thënë se një marrëveshje ishte “në dorë”, por se “një krizë serioze” ishte ende e mundur nëse Irani refuzonte të pranonte propozimet e palëve të tjera.

Irani gjithmonë ka mohuar se donte të merrte armë atomike dhe të enjten udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei i quajti pretendimet e tilla “absurde”./UBTNews/

Exit mobile version