UBT News

A do të ketë sukeses iniciativa e ndërrimit të patentë shoferëve ilegalë në RKS?

Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nisur nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS.

Vendimi mundëson që ndërrimi në RKS i patent shoferit të lëshuar nga organet ilegale serbe të bëhet pa përsëritje të provimit, por vetëm me aplikim.

Por pavarësisht këtyre lehtësirave, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, për UBTnews thotë se mund të ketë bojkot të serbëve ndaj këtij vendimi.

“Jo nuk besoj realisht është përfitues edhe shumica e komunitetit serb, mund të ketë bojkot mendoj mirëpo ai çmim paguhet me mos lëvizje, na ndoshta dhe nuk do të keqkuptohemi, por mund të kemi rebelim dhe dokumentacion mund dhe të mos marrim dhe letërnjoftim apo pasaportë mirëpo jo, ajo na kufizon d.m.th lëvizjen edhe tash nuk do të ketë argument mendoj që nuk po ju ofrohet mundësia të pajisen me dokumenta valide të Kosovës”, deklaroi ai.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Jeton Halimi nuk beson se mund të ketë aplikime të mëdha.

“Unë nuk e shoh ndonjë aplikim të madh të komunitetit serb për të marrë patentë shoferin se veçse thuaj është e njejtë me të Serbisë dhe bile bile në aspektet më shumë ata e kanë dhe kartonin e gjelbër e kanë të pranuar Republika e Serbisë dhe nuk i nevojitet kjo Kosovës, por është mirë që zotëri Kurti që e ka bërë këtë vendim dhe shpresoj që të shfrytëzoj për të mirë komuniteti serb”, deklaroi Halimi.

Ndërkohë këtë inicicativë Halimi e quan më shumë lloj të një fushate nga qeverisja e Kurtit.

“Po unë mendoj se një vendim i zotërit Kurti tash është koha edhe fushata, unë mendoj se ma shumë e ka bërë për një lloj fushate se këto duhet pak ma herët me bë, por sido që të jetë, ky vendim i zotërit Kurti, unë ende se kam parë ende, dhe unë mendoj se është një shpresë e mirë për serbët që jetojnë në Kosovë për komunitetin serb që jeton në Kosovë”, shtoi ai.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme do të jetë valide deri më 9 gusht. Kujtojmë që vendimi i  kaluar për ndërrimin e targave ilegale të automjeteve në ato RKS kishte shkaktuar tensione në komunat veriore të Kosovës./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version