UBT News

A do të jetë Novavax vaksina e pestë kundër COVID e miratuar për përdorim në BE?

FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Novavax logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo/File Photo

Rregullatori i barnave i BE-së do të vendosë sot nëse do të autorizojë përdorimin e vaksinës Novavax kundër COVID-19.

Nëse miratohet, Novavax do të jetë vaksina e pestë e autorizuar në të gjithë bllokun së bashku me Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Novavax përdor një teknologji më konvencionale sesa ato të përdorura për vaksinat e tjera që janë tani në përdorim dhe nuk ka nevojë të ruhet në temperatura tejet të ulëta. Ajo përmban fragmente të pastruara të patogjenit, të cilët më pas shkaktojnë një përgjigje imune.

Themeluesi i Novavax, Stanley C. Erck, ka argumentuar se vaksina e kompanisë së tij “mund të ndihmojë në kapërcimin e barrierave kryesore për vaksinim global, duke përfshirë sfidat e shpërndarjes globale dhe hezitimit të marrjes sëvaksinave”.

Rezultatet nga provat klinike të publikuara në qershor treguan 90.4% efikasitet kundër sëmundjes. Kompania tha gjithashtu se po “vlerësonte vaksinën e saj kundër variantit Omicron” dhe po punonte për një version të veçantë për të./UBTNews/

Exit mobile version