UBT News

A do të jetë i disponueshëm Twitter gjatë Kupës së Botës?

Twitter ka mbyllur përkohësisht zyrat e tij pasi një pjesë e madhe e stafit po largohet nga gjiganti i teknologjisë, duke ngritur alarm mbi atë se a do të jetë i disponueshëm ky rrjet social gjatë Kupës së Botës.

Lëvizja e kompanisë për të mbyllur dyert u shkaktua nga frika se punonjësit që u larguan nga puna mund të sabotojnë firmën.

Trazirat e fundit vijnë pasi qindra punëtorë thuhet se kanë refuzuar një ultimatum nga pronari i ri, Elon Musk, për t’u regjistruar për orë pune më të gjata dhe më intensive në mënyrë që të ndërtohet një Twitter i ri dhe më i fuqishëm. Manjati miliarder, i cili u bë pronar i platformës pas një marrëveshjeje 44 miliardë dollarëshe muajin e kaluar, tha se ata që nuk regjistrohen do të largohen nga puna.

Shefi i Twitter-it i dërgoi email stafit të mërkurën duke i kërkuar që të klikojnë në një formular për të konfirmuar se do të qëndrojnë në kompani sipas rregullave të tij të reja, ndërsa në të kundërtën, ata që nuk e bëjnë këtë do t’u jepet pagesa e tre muajve. Numri i stafit që ka zgjedhur të largohet duket se ka befasuar Muskun dhe ekipin e tij.

Eksperti i industrisë, Matt Navarra paralajmëroi se platforma është nën presion pasi inxhinierët që janë të ngarkuar me mirëmbajtjen e platformës po largohen në një periudhë kur pritet të fillojë një ngjarje tejet e rëndësishmë, siç është Kupa e Botës, e cila filloi këtë fundjavë në Katar.

Ai tha se: “Ka raportime për ekipe që janë kritike për një numër të sistemeve të infrastrukturës së Twitter-it që tani janë plotësisht bosh, ato ekipe janë shkatërruar plotësisht. Dhe për këtë arsye, nëse ka diçka që shkon keq ose prishet ose ka një rritje të papritur të aktivitetit, atëherë aftësia e Twitter për ta riparuar atë ose për ta zgjidhur atë reduktohet shumë për shkak të mungesës së inxhinierëve të aftë që ekipet kanë tani”./UBTNews/

Exit mobile version